Kthehu te projektet
Projekt
Infinit Plazza
Objekt i përfunduar
Objekti
Infinit Plaza është një nga projektet më të rëndësishme bashkëkohore ku kemi punuar, i menduar për pamje moderne dhe për nivel të lartë izolimi e sigurie.
Çfarë kemi bërë
Kemi realizuar fasadën e ventiluar me qeramikë nga prodhuesi italian Laminam, në pllakën e errët Pietra di Cardoso Nero Fiammato, mbi izolim me lesh guri 14 cm.
Dritaret janë Elvial W77 me krah të fshehur, kështu që pjesët fikse dhe ato që hapen duken njësoj. Fasada gjysmë-strukturale Aluminco EW50 ka xham Guardian deri në 4.2 m të lartë.
Kemi montuar edhe roletat Raffstore me motor Somfy dhe kuti izoluese Beck & Heun, si dhe dyert kundër zjarrit Novoferm (deri në 60 minuta), me krah 120 cm të gjerë.
- Sistemet
- Laminam · Elvial W77 · Aluminco EW50 · Raffstore (Somfy) · Novoferm