Kthehu te projektet
Projekt
Prishtina Mall
Qendër tregtare
Objekti
Prishtina Mall është qendra tregtare më e madhe në Evropën Juglindore dhe një nga projektet tregtare më ambicioze në rajon. Në këtë objekt kemi qenë ndër partnerët kryesorë për elementet e ndërtimit.
Çfarë kemi bërë
Kemi montuar rreth 1100 dyer kundër zjarrit dhe rreth 200 dyer metalike. Për kinematë CINESTAR kemi vendosur dyer të veçanta kundër zjarrit, me izolim të lartë akustik.
Hyrjet monumentale Canopy East dhe Canopy West i kemi veshur me fasadë alumini Alubond, të përpunuar me CNC në forma të parregullta, rreth 500 m² secila. Në kullën me ekrane kemi montuar edhe rreth 1000 m² Alubond.
Fasada gjysmë-strukturale është Aluminco EW50, ndërsa nyjet sanitare kanë ndarje HPL.
- Sistemet
- Aluminco EW50 · Alubond · HPL