Kthehu te projektet
Projekt
Residencial House AD
Shtëpi private
Objekti
Në këtë shtëpi private kemi realizuar hyrjet, parahyrjen, mbulesat dhe sistemet për kontrollin e dritës.
Çfarë kemi bërë
Dera kryesore është pivot me profil D110, e veshur me xham të kalitur të printuar dhe me hapje me gjurmë gishti nga E-KEY. Dyert dytësore janë me profil Elvial D77.
Parahyrja ka konstruksion metalik të zinguar e të plastifikuar, të veshur me fasadë të ventiluar në forma të parregullta. Mbulesa e saj ka panele dekorative alumini dhe një xham prej rreth 4 m².
Roletat Raffstore me motor Somfy arrijnë deri në 7 × 7 m. Dera palosëse është me profil Aluminco FD4600, që lejon dimensione deri në 9 m.
- Sistemet
- D110 Pivot · Elvial D77 · Raffstore (Somfy) · Aluminco FD4600