Kthehu te projektet
Projekt
Sirius
Hotel · Prishtinë
Objekti
Hotel Sirius është një nga hotelet më të njohura në Prishtinë. Objekti ka marrë një pamje të re arkitektonike, me fasada, izolim dhe elemente sigurie të reja.
Çfarë kemi bërë
Kemi realizuar fasadën e ventiluar me HPL nga prodhuesi gjerman Trespa, mbi izolim me lesh guri 12 cm dhe foli difuzive.
Dritaret janë me profil alumini Elvial W86, ndërsa fasada gjysmë-strukturale Elvial FC50 ka xham Guardian.
Për sigurinë kemi montuar dyer kundër zjarrit Novoferm, me rezistencë deri në 60 minuta, dhe dyer metalike nga i njëjti prodhues.
- Sistemet
- Trespa HPL · Elvial W86 · Elvial FC50 · Novoferm · Guardian