Kthehu te projektet
Projekt
Speex
Zyra
Objekti
Në projektin Speex kemi ndarë hapësirat e brendshme të zyrave, me synimin për një ambient pune funksional dhe elegant.
Çfarë kemi bërë
Katet janë 370 cm të larta, prandaj ndarjet nuk mund të bëheshin me sistemet e zakonshme të brendshme. Kemi përdorur fasadë gjysmë-strukturale, me xham sigurie 6.6.1 me foli, që jep edhe izolim të mirë akustik.
Dyert e zyrave janë Elvial D77 Exclusive, sistem që zakonisht përdoret për hyrje të jashtme. Janë 370 cm të larta, të veshura me pllakë qeramike Laminam Filo Argento dhe me mbyllës të fshehur.
- Sistemet
- Elvial D77 Exclusive · Laminam Filo Argento