Kthehu te projektet
Projekt
Marriott
Hotel
Objekti
Hotel Marriott është objekt me 24 kate dhe një nga projektet tona më të avancuara, me kërkesa të larta për siguri dhe për saktësi në ndërtim.
Çfarë kemi bërë
Puna më sfiduese ka qenë lanterna me xham që mbulon pjesën e sipërme të kateve 22 dhe 24: rreth 1800 m² xham në afro 100 m lartësi, me konstruksion metalik të parafabrikuar, profil Aluminco EW50 dhe xhama të prodhuar enkas nga Guardian.
Dera pivot e hyrjes në recepsion është 200 × 440 cm dhe e veshur me pllakë qeramike Laminam. Anash saj kemi realizuar fasadë gjysmë-strukturale me xhama kundër zjarrit.
Në bërthamën e objektit, në të 24 katet, kemi montuar dyer kundër zjarrit Novoferm me rezistencë deri në 120 minuta.
- Sistemet
- Aluminco EW50 · Laminam · Novoferm · Guardian