Kthehu te projektet
Projekt
The Hill
Objekt i përfunduar
Objekti
The Hill është një nga projektet më të veçanta që kemi realizuar, me dizajn bashkëkohor dhe materiale premium.
Çfarë kemi bërë
Fasada e ventiluar është Aluminco XPAND, mbi izolim me lesh guri 12 cm, ndërsa shpaletat e dritareve janë punuar me alumin në të njëjtën ngjyrë me fasadën.
Fasada gjysmë-strukturale Aluminco EW50 ka xhama Guardian deri në 6 m të lartë dhe deri në 550 kg për njësi, të mbajtur nga një konstruksion hekuri i punuar më parë.
Në hyrje kemi montuar derën rrotulluese dhe dy dyer anësore Elvial D77 Exclusive me hapje emergjente. Kemi realizuar edhe dyert kundër zjarrit Novoferm dhe ndarjet e banjove me HPL.
- Sistemet
- Aluminco XPAND · Aluminco EW50 · Elvial D77 Exclusive · Novoferm · Guardian